Vedat Muriqi flet para finales së madhe të Kupës së Mbretit

Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka folur para finales ndaj Athletic Bilbao duke shtuar se skuadra kundërshtare është në presion më të madh se skuadra e tij para finales së Kupës së Mbretit që zhvillohet të shtunën mbrëma.

Ndeshja Bilbao – Mallorca zhvillohet të shtunën nga ora 22:00, në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla.

“Ata kanë më shumë eksperiencë, por nuk kanë fituar në 40 vjet dhe janë favoritë. Por, kanë më shumë presion. Më shumë se ne”, ka thënë Muriqi për “Cadena SER”, shkruan “beinsports” të premten.

“Mund ta përdorim këtë si avantazh dhe nëse e nisim ndeshjen mirë, mund t’i kemi shanset tona. Të gjithë lojtarët ëndërrojnë të fitojnë në finale”, është shprehur Muriqi.

Athletic Bilbao ka 23 trofe të Kupës së Mbretit dhe zë vendin e dytë në këtë statistikë, pas Barcelonës që ka 31 trofe të fituar.

Kosova U20 luan sot për befasi ndaj Spanjës

Malisheva për titull, Dukagjini për fitore – formacionet zyrtare