Vedat Muriqi është bashkuar me skuadrën, por s’pritet të luajë ndaj Villarrealit

Vedat Muriqi i është bashkuar skuadrës pas tetë ndeshjeve mungesë, por paraqitja e tij të shtunën kundër Villarrealit në udhëtim, nuk pritet të ndodhë.

Sulmuesi i Kosovës është në mesin e 24 lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje, por në konferencën për shtyp gjatë ditës, trajneri Javier Aguirre, ka thënë se Muriqi nuk do të luajë.

“Ai nuk është i gatshëm të luajë. Nuk është 100%, por unë do ta ftoj atë. Ai ka bërë punë të madhe me pjesën tjetër të grupit, por ende ka vështirësi”, ka thënë të premten trajneri Aguirre në konferencën për shtyp.

Ishte në formë të mirë, por u lëndua sa ishte i angazhuar me Kosovën në kualifikimet për “Euro 2024”.

Ai u lëndua në fitoren 1:0 ndaj Izraelit më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Asistoi në golin e fitores për Milot Rashicën në minutën e 41-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 66-të. /Gazeta Olle/

Zeneli drejt rikthimit në Suedi, kërkohet nga Elfsborgu

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj