Vedat Muriqi drejt transferimit në Angli, klubi anglez bën ofertë prej 12 milionë eurove

Vedat Muriqi bëri mirë në fazën e dytë të sezonit të fundit në Spanjë. Sulmuesi i Kosovës u transferua te Mallorca, duke regjistruar 4 gola dhe 3 asiste me ekipin ishullor.

Klubi spanjoll tentoi blerjen e plotë të kartonit të 28-vjeçarit, por nuk arriti marrëveshje me Lazion, që kërkon minimalisht 12 milionë euro për ta lënë të lirë.

Në skenë ka dalë sërish Hull City, që e pëlqen prej kohësh lojtarin potent nga Prizreni. GDS shkruan se klubi i Championship është dakord të paguajë 12 milionë euro për Muriqin.

Ardian Ismajli nuk e harron 2 Korrikun, viziton shkollën e futbollit

Enis Gavazaj prezantohet te skuadra e re