Vedat Muriqi deklarohet për herë të parë si lojtar i Mallorcas

Vedat Muriqi është deklaruar për herë të parë si lojtar i RCD Mallorcas.

Reprezentuesi i Kosovës u largua nga Lazios në formë huazimi në drejtim të skuadrës spanjolle.

Përmes një postimi në Instagram, Muriqi ka përshëndetur klubin e ri dhe tifozët e tyre.

“Përshëndetje RCD Mallorca. Jam shumë i emocionuar për sfidën e re. Shihemi së shpejti në Mallorca Estadi”, thuhet në postimin e tij.

Muriqi vjen nga Lazio e Seria A, ndërsa më parë ka luajtur disa sezone në Turqi, ku ka shënuar 76 gola në 210 ndeshje.

Në vitin e tij të fundit në futbollin turk, pak para se të transferohej në Itali, ai shënoi 17 gola në 36 ndeshje për Fenerbahcen.

Special One komenton sulmin fizik të Mason Greenwood

Ja si u sulmua gjyqtari shqiptar nga tifozët e Egnatisë (VIDEO)