Vedat Muriqi: Asnjë lojtar nuk e thërret trajnerin

Vedat Muriqi i është kundërpërgjigjur trajnerit të Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Redi Jupi, i cili deklaroi se nuk është njoftuar asgjë nga lojtari nëse do të largohet nga Kombëtarja shqiptare.

Muriqi, ditë më parë për emisionin Arena në Tribuna Channel, zbuloi se trajneri i U-21 të Turqisë, Abdullah Ercan e ka ftuar për ndeshjen e marsit, pas bisedës që ka pasur edhe me përzgjedhësin e Turqisë A, Fatih Terim, i cili  pritet ta ftojë në Kombëtaren e tij.

Muriqi është një futbollist që deri pak kohë më parë ka qenë pjesë e U-21. Nuk mund të them tani nëse do ta kem lojtarin në plan për ndeshjet që do të luhen në muajin mars të vitit 2016. Mund të jetë, por edhe mund të mos jetë. Në këtë moment nuk ka asgjë të përfunduar, por sigurisht lojtari mund të zgjedhë kush është më e mira për atë. Situatën e vlerëson ai vetë, por nuk ka kontaktuar me mua personalisht apo FSHF-në në lidhje me këtë vendim që mund të ketë marrë. Jam i prirë për të mos e besuar”, deklaroi trajneri Jupi për Panorama-Sport, i cili nuk e kishte ftuar Muriqin prej shtatë muajsh, përkundër se është sulmuesi me më së shumti gola në Evropë këtë sezon.

21-vjeçari ka shënuar 9 herë për Giresunsporin në rangun e dytë elit të Turqisë.

Ish-sulmuesi i Lirisë së Prizrenit dhe Teutës së Durrësit, e komenton kështu deklaratën e Jupit.

Asnjë futbollist nuk besoj se e thërret trajnerin dhe i thotë se unë jam në dispozicion të luaj për juve, apo të i thotë se zgjodha Zvicrën apo Turqinë për shembull. Pa marrë parasysh se nuk më ka ftuar apo diçka tjetër, unë jam shumë krenar që kam pasur rastin ta njoh profesor Redi Jupin! Mos të mendojnë njerëzit keq për atë sepse normalisht ka shumë futbollistë të talentuar dhe ai mund të ftojë vetëm 18-22 lojtarë, është një punë shumë e vështirë që nga jashtë duket e lehtë”, deklaroi Muriqi për GazetaOlle.com.