Vedat Murqi feston ditëlindjen e 27-të, Lazio me urim special

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi sot feston ditëlindjen.

Muriqi, sot ka mbushur 27 vite dhe klubi i tij Lazio e ka befasuar atë, duke postuar një fotografi të tij në faqen zyrtare në ‘Twitter’.

Lazio shkruan: “Gëzuar ditëlindjen, Vedat Muriqi, 27”.

Futbollisti nga Prizreni u transferua te skuadra nga kryeqyteti italian në vitin e kaluar nga Fenerbahçe, mirëpo ende nuk e ka gjetur formën që e kishte në Turqi.

Sulmuesi shtatlartë në këtë edicion për italianët ka shënuar dy gola dhe asistuar një herë në të gjitha garat.