Vdiq në moshën 26-vjeçare portieri i Malit të Zi

Portieri i Malit të Zi, Matija Sharkiq ka vdekur të shtunën në moshën 26-vjeçare.

I lindur në Angli, Sharkiq ka nisur me futboll tek Anderlechti belg. Më pas është zhvilluar tek Aston Villa, ndërsa ishte edhe te Wigan Athletic , Stratford Town, Livingston, Wolverhampton, Shrewsbury Town, Birmingham City, Stoke City. Në edicionin e fundit ishte portier i Millwallit në Championship të Anglisë.

Ka luajtur për gjeneratat e reja të Malit të Zi, ndërsa për përfaqësuesen A të këtij vendi i luajti nëntë ndeshje. Është vlerësuar shumë lartë për paraqitjet që kishte.

Sharkiq vdiq në qytetin bregdetar të Malit të Zi, Budva, rreth orës 6:30. Sipas televizionit të Malit të Zi, ai kishte ndier shqetësim në banesë në Budvë. Menjëherë është ftuar ambulanca, por portieri i ri ndërroi jetë.

Dhjetë ditë më parë Sharkiq pati paraqitje impresive ndaj Belgjikës.

“Ne jemi një”, Duka: Grupi forca jonë, Shqipëria gati për Europianin

Kampionati i ri i Kosovës fillon më 10 gusht