Vazhdon Zogiani

Visar Zogiani, ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te skuadra e Llapit. Lajmi konfirmohet nga drejtori sportiv i klubit, Tahir Batatina, ndërkohë që mesfushori nga Prishtina, ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare.

Zogiani ishte pjesë e skuadrës nga Podujeva edhe në edicionin e kaluar kur dha kontribut të çmuar në rrugën e Llapit drejt elitës së futbollit kosovar.