Vazhdon urrejtja, dogjën flamujt tanë (FOTO)

Urrejtja e serbëve ndaj shqiptarëve vazhdon të jetë evidente. Në fundjavë, në ndeshjen ndërmjet FK Rad dhe Novi Pazarit, tifozët vendës kanë shfaqur mesazhe të urrejtjes, duke djegur flamujt e Shqipërisë, Kosovës, Turqisë dhe Sanxhakut, shkruan “pressonline.rs”.

Me ta parë atë që ndodhi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryesisë së klubit FK Rad, e cila insiston se ata që e bënë këtë veprim të ligë dhe të pamatur, nuk janë tifozë të vërtet të këtij klubi dhe se me këtë veprim, shkruan Zëri, janë duke e përkeqësuar tashmë të vështirë financiare të klubit serb.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që në Serbi digjet flamuri i Kosovës, e mbi të gjitha ai kombëtar shqiptar.

 

tifozet tu e kall flamurtin

flamur 2