Kjo u bë e ditur nga trajneri i skuadrës dhe ekipit kombëtar afgan të volejbollit të femrave, njofton mediumi ‘Persia e pavarur’.
Atletja dyshohet se u vra në fillim të muajit tetor, por lajmi nuk u bë i ditur nga familjarët pasi kishin frikë nga hakmarrja e talebanëve.
Sipas Afzali, pas rënies së qeverisë së Ashraf Ghani, atletet femra në të gjithë vendin u përballën me një kërcënim serioz të sigurisë dhe talebanët ndoqën ato duke plaçkitur shtëpitë e tyre në qytete të ndryshme.
Ekipi kombëtar afgan i volejbollit për femra u themelua në vitin 1978. Ai ka shërbyer prej kohësh si burim frymëzimi dhe fuqizimi për vajzat e reja afgane.