Vazhdon të bie vlera e Rashicës, ja sa kushton momentalisht sulmuesi kosovar

Milot Rashica nuk ka qenë aq i suksesshëm sa pritej gjatë edicionit të fundit. 

Për këtë arsye, vlera e futbollistit kosovar ka rënë për plot tre milionë euro, shkruan Gazeta Olle.

Lojtari nga Vushtrria nga 12 milionë euro sa vlente, sot ai vlen vetëm nëntë milionë euro.

Këtë e ka bërë të ditur “Transfermarkt.com”, faqja e njohur e cila vlerëson klubet dhe lojtarët.

Pas përfundimit të këtij sezoni pritet largimi i Rashicës nga skuadra e Werder Bremenit.

Interesimi për të është mjaft i madh nga shumë klube gjermane, por edhe nga klube të tjera në top ligat kryesore evropiane.

/Gazeta Olle/