Të mekurën (sot), duke filluar nga ora 15:00, janë në orar pesë ndeshje të elitës së futbollit kosovar. Vëmendja është në stadiumin ‘Ferki Aliu’ në Vushtrri, ku Kosova e pret Prishtinën në një ndeshje tejet të ‘nxehtë’.
Përballje tjetër me interes do të jetë edhe në Mitrovicë, me ç’rast Trepça ’89 e sfidon Besën.
Hajvalia në Kizhnicë takohet me Drenicën, derisa në Gjilan ‘luftohet’ për t’i ikur barazhit, në përballjen Drita – Istogu. Ndeshje me rëndësi do të jetë edhe ajo ndërmjet Ferizajt dhe Vëllaznimit, sidomos për gjakovarët.
Orari – Java 28
E martë – ora 15:00
Trepça – Feronikeli 0:2
E mërkurë – 15:00
Hajvalia – Drenica SSK
Trepça ‘89 – Besa SSK
Kosova (V) – Prishtina
Ferizaj – Vellaznimi
Drita –Istogu