Vazhdon shkëlqimi i Zymer Bytyqit, Konyaspori pa humbje

Futbollisti kosovar, Zymer Bytyqi po vazhdon shkëlqimin me fanellën e Konyaspor në Superligën e Turqisë.

Bytyqi sonte kundër Kasimpas bëri një asistim fantastik për egjiptianit Koka në minutën e 18-të në golin e epërsisë.

Ndeshja u mbyll 2-2, edhe pse Konyaspor ishte në avantazh prej 2-0.

Bytyqi është një nga futbollistët më të mirë të Konyspori në këtë sezon.

Tek Konyaspori luajnë edhe shqiptarët tjerë si Endri Çekiqi dhe Sokol Cikalleshi që u inkuadrua në pjesën e dytë.

Kurse tek Kasimpas luajtën Florent Hadergjonaj dhe Loret Sadiku. /Gazeta Olle/

Suedisë i shtohen telashet, mbetet edhe pa një lojtar për ndeshjen me Kosovën

Benet Ismaili, talenti i madh që po pret debutimin te Prishtina