Ylli shqiptar ka arritur të realizojë gol me Tirolin e tij në takimin ndaj Klagenfurtit, e vlefshme për javën e gjashtë të Bundesligës austriake.
Sulmuesi shqiptar ka arritur të realizojë golin e parë të takimit në minutën e 23-të.
Vrioni ka bërë një super start në kampionat me fanellën e Tirolit teksa në gjashtë ndeshjet e para ka arritur të realizojë tre gola.
Përveç ndeshjes së parë të kampionatit, 22-vjeçari shqiptar i ka nisur të gjitha ndeshjet e tjera si titullar.
Por përkundër golit nga talenti shqiptar, Tirol nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv, pasi e humbi ndeshjen nga Klagenfurt me rezultat 2-1.
Ndeshjen e ardhshme, Tirol do ta zhvillojë ndaj kampionit në fuqi të Austrisë, RB Salzburg. /Gazeta Olle/