Vazhdon rënia e Bajramit

Mesfushori kosovar me pasaportë suedeze Emir Bajrami është rikthyer aty ku e nisi karrierën në Elfsborg.

Pasi ka prishur kontratën me skuadrën greke Panathinaikos, Bajrami është rikthyer në Elfsborg ku ka arritur marrëveshje një vjeçare me ekipin suedez.

Lajmin për rikthimin e Emirit në Elfsborg e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit suedez, duke shkruar se janë të lumtur që kosovari është rikthyer përsëri aty ku mori hapat e parë në karrierë.

“Ne kemi nënshkruar kontratë deri në fund të këtij viti me Emir Bajramin dhe jemi të gëzuar që ai është rikthyer. Nëse gjithçka do të shkoj mirë në rehabilitim Emiri mund të luaj në verë përsëri futboll”.

“Pasi të filloj të luaj ne do të ulemi përsëri për të biseduar për kontratë të re pasi ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, deklaroi menaxheri i Elfsborgut, Stefan Andreasson.