Llapjanët e kishin fushën me bari artificial, por prej sezonit të ri do të jetë natyral, shkruan Gazeta Olle.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Llapit, është njoftuar se tashmë po vazhdon puna finale për tapetin natyral në stadium.
“Vazhon puna finale për tapetin natyral më të mirë që do ta këtë skuadra në të ardhmen. Një super fushë simpatike e KF “Llapi” për edicionin e ri garues”, thuhet në njoftimin e Llapit. /Gazeta Olle/