FC Prishtina vazhdon me përgatitje intensive në Antalia të Turqisë.
Skuadra gjatë paradites së sotme e ka kryer stërvitjen e radhës, teksa pasdite është planifikuar nga trajneri Abdulah Ibrakoviq një tjetër seancë përgatitore.
“Gjendja e futbollistëve është e mirë, derisa edhe lojtarët e ardhur Bujar Pllana, Agim Zeka, Drilon Cenaj, Sadam Sulley dhe Adonis Aliu janë përshtatur shumë mirë me grupin”, thuhet në njoftimin e klubit.
Prishtina të mërkurën e zhvillon ndeshjen miqësore të radhës, me ç’rast do të përballet me skuadrën nga Kazakistani, Atyrau.
/Gazeta Olle/