Vazhdon organizimi te Trepça, kësaj radhe mitrovicasit mendojnë për tifozët e tyre

KB Trepça është duke punuar maksimalisht për fillimin e sezonit 2022/23, ku deri më tani kanë arritur të nënshkruajnë me lojtarët më cilësor në tregun e transferimeve.

Jo vetëm për të shtuar cilësi në skuadër, kryesia e Trepçës ka menduar për të gjithë tifozët që duan të kenë fanellën apo ndonjë rekuizitë nga klubi i tyre, shkruan Gazeta OLLE.

Gjatë ditës, minatorët kanë bërë të ditur se kanë hapur “Fan Shopin” e klubit, i cili do të jetë në dispozicion nga dita e hënë (nesër).

/Gazeta OLLE/

Transferimi më i madh në epokën e Florim Zukës, Gjilani prezanton Arbnor Ramadanin

“It’s coming home” në versionin e femrave, Anglia fiton kampionatin evropian