Vazhdon mbetja në karatinë e boksierëve kosovar, trajneri tregon situatën

Boksierët e Përfaqësueses së Kosovës vazhdojnë të mbeten të izoluar në konviktet e qendrës studentore në Prishtinë.

Aty ku janë vendosur që nga kthimi nga Londra ku merrnin pjesë në kualifikimet për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Trajneri i Kosovës, Besim Brahimi ka treguar gjendjen që po kalojnë sportistët derisa ka paralajmëruar rikthim të shpejtë në shtëpi aty ku do të vazhdonin karantinën edhe për disa ditë.

“Distancën pe mbajmë mirë, tash veç po presim me na leshu me ik në shtëpi dhe aty me vazhdu karantinën”, ka shkruar Brahimi në “Facebook”, përcjellë me disa fotografi dhe video ku shihet gjendja e boksierëve tanë.

Fatmirësisht ata duken shumë mirë për nga shëndeti dhe kjo është gjëja më e rëndësishme në këtë situatë.