Vazhdon martesa Busquets-Barcelona

Sergio Busquets do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën deri në verën e vitit 2019, kanë bërë të ditur mediat spanjolle.

Mesfushori, një prej futbollistëve kryesorë në formacionin e trajnerit Luis Enrique, ka arritur marrëveshje në parim për vazhdimin e qëndrimit të tij në Camp Nou, në kontratë të re njëvjeçare.

Me marrëveshjen e re, Busquets do të bëhet një prej futbollistëve më të paguar të Barcelonës, pas sulmuesit Lionel Messi dhe dy mesfushorëve, Xavi e Andres Iniesta.

Po ashtu, me kontratën e re, Busquets do të ketë dëmshpërblim të madh, duke i heshtur spekulimet rreth largimit të tij të mundshëm nga Barcelona.