Vazhdon kriza e madhe te Vëllaznimi, futbollisti njofton largimin për arsye financiare

Vëllaznimi e nisi për mrekulli edicionin e ri në Ligën e Parë, por gjërat u përkeqësuan në vazhdim.

Tashmë klubi nga Gjakova po përballet me një krizë të thellë financiare, ku përveç rezultateve negative, edhe futbollistëve i ka humbur durimi, shkruan Gazeta Olle.

Adnan Haxhaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e kuqezinjve për pjesën tjetër të sezonit.

Mbrojtësi 33-vjeçar largohet para kohe nga klubi për arsye financiare, duke falënderuar tifozët, bashklojtarët dhe stafin për përkrahjen, dhe duke i uruar suksese klubit në vazhdim.

“Pershendetje Miq Dua te ju njoftoj se qe nga sot nuk do te jem me pjes e K.F. Vëllaznimit. Faleminderit Qytetit per mikepritje tifozeve per perkrhajen bashklojtarve dhe Stafit. Per Mua ishte nder dhe knaqesi ta bartja fanelen e Vëllaznimit. Nuk deshtem qe gjerat te rrjedhin keshtu por shkaqet financiare nuk na lan rrug tjeter veq se te largohem para kohe. Klubit i uroj me te miren ne te ardhmen sepse eshte nje klub i madh dhe nje qytet qe e don Futbollin”, ka shkruar Haxhaj.

/Gazeta Olle/

Liridon Kukaj i jep fund karrierës në futbollin aktiv

Shabani shkëlqeu për Prishtinën, dy asistime fantastike në fitoren ndaj Besës