Vazhdon gara për “Topin e Artë”, statistika të çmendura nga pesëshja favorite

Ky sezon mund të sjell një futbollist të ri i cili fiton “Topin e Artë” për herë të parë.

Gara padyshim se është e ngushtë, me Robert Lewandowski, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland të cilët në kohët e fundit kanë pasur paraqitje fantastike, duke lënë anash Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, përcjell Gazeta Olle.

Megjithatë, Messi me paraqitjet e tij të fundit ende mbetet në mesin e top favoritëve, ndërsa Ronaldo ka mbetur shumë mbrapa.

10 favoritët momental për “Topin e Artë”:

10. Erling Haaland (Borussia Dortmund) 2021: 20 gola, 8 asistime.

9. Cristiano Ronaldo (Juventus) 2021: 19 gola, 3 asistime, e ka fituar: Superkupen e Italise

8. Neymar (Paris Saint-Germain) 2021: 6 gola, 5 asistime, e ka fituar: Trophee des Champions.

7. Ilkay Gundogan (Manchester City) 2021: 14 gola, 5 asistime, e ka fituar: Carabao Cup.

6. Karim Benzema (Real Madrid) 2021: 16 gola, 3 asistime.

5. Romelu Lukaku (Inter) 2021: 14 gola, 6 asistime, e ka fituar: titullin ne Serie A.

4. Robert Lewandowski (Bayern Munich) 2021: 26 gola, 3 asistime, e ka fituar Kupen e botes per klube.

3. Kevin De Bruyne (Manchester City) 2021: 8 gola, 7 asistime, e ka fituar: Carabao Cup

2. Lionel Messi (Barcelona) – 2021: 26 gola, 9 asistime, e ka fituar: Copa del Rey.

1. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) – 2021: 23 gola, 3 asistime, e ka fituar: Trophee des Champions

/Gazeta Olle/