Vazhdon forma e lartë e Mërgim Berishës – shijojeni golin e radhës

Sulmuesi kosovar, Mergim Berisha, shënoi një gol në fitoren e RB Salzburgu 4-0 ndaj Sturm Grazit.

Berisha shënoi golin e tretë në ndeshje.

Goli nuk është i thjeshtë, kosovari shënoi gol të bukur edhe pse ideja ishte që të harkonte në zonën e 16-metërshit.

Me fitore, klubi ku luajnë dy kosovarë, Vllaci dhe Berisha është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Austrisë.