Vazhdon forma e lartë, Bernard Berisha në formacionin e javës

Bernard Berisha po vazhdon me formë të lartë sezonin e ri.

Sulmuesi i majtë i Kosovës është përfshirë në formacionin e javës në elitën e futbollit rus.

Berisha luajti titullar në humbjen e Terek Groznyt 1:0 ndaj Dinamo Moskës në udhëtim, pas golit në minutat shtesë.

Bernardi ishte rreziku kryesor për kundërshtarin, shkruan Gazeta Olle.