Vazhdon forma e jashtëzakonshme e Aro Muric, zë vend në formacionin e javës në Superligën e Turqisë

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, po vazhdon me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në elitën e futbollit të Turqisë.

Gjiganti kosovar ishte njëri nga lojtarët vendimtarë në fitoren e Adana Demirspor në udhëtim te Rizespor, ku triumfuan me rezultat 3-1, shkruan Gazeta Olle.

Në minutë e 79-të, Muric u detyrua ta lëshonte takimin për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë përplasjes me një nga lojtarët kundërshtar.

Megjithatë, për aq sa ishte prezent në fushën e lojës, 23-vjeçari arriti ta siguronte vendin e tij në formacionin e javës së 24-të në Superligën turke.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by beIN SPORTS Türkiye (@beinsportstr)

Forma fantastike e Aros ka bërë që pas tij të vihet edhe gjiganti turk Galatasaray, të cilët e shohin portierin kosovar si opsionin më të mirë për edicionin e ri.

Me skuadrën e Adanas, Muric gjendet momentalisht në pozitën e tretë në tabelë, me 40 pikë të mbledhura. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Mirlind Daku huazohet tek kampioni i Sllovenisë

Këto janë tetë skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Kosovës, dy prej tyre nga Liga e Parë