Vazhdon delegimi i gjyqtarëve kosovar në ndeshje të rëndësishme evropiane

Gjyqtari Genc Nuza është caktuar për të drejtuar një tjetër ndeshje të rëndësishme të futbollit të të rinjve në kuadër UEFA Youth League.

Ai është deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Antwerp – Porto, e cila zhvillohet të mërkurën në orën 14:00, në kuadër të Grupit H.

Nuzës në këtë ndeshje do t’i asistojnë Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova.

Kjo nuk është hera e parë që gjyqtarët kosovar gjykojnë ndeshje të tilla pasi që edhe në të kaluarën UEFA ia ka besuar drejtësinë arbitarave nga Kosova. /Gazeta Olle/

Aro Muric kërkon më shumë minutazh te ekipi i ri

Derrick Wilson shpallet MVP i javës së pestë në Prince Caffe Superligën, kjo është Top 5