Vazhdojnë punimet në stadiumin e Drenasit

Ani pse tani skuadrat kosovare të futbollit janë në pushim sepse ka përfunduar sezoni vjeshtor, punimet në përmirësimin e infrastrukturës sportive nuk janë ndalur.

Skuadra e futbollit nga Drenasi Feronikeli, këtë vit përjetoi ndjenjën e zhvillimit të ndeshjeve si vendas pasi që fusha e tyre në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ ishte rinovuar e ishte bërë e shfrytëzueshme.

Gjithsesi punimet përfundimtare ende nuk janë kryer pasi që ende është duke u punuar në këtë stadium.

Tani po punohet në ndërtimin e tribunës lindore, ku tifozët do të kenë kushte më të përshtatshme që ta përkrahin ekipin tyre të zemrës. Kështu me këtë ritëm të punës, stadiumet tona dita-ditës po marrin pamje tjetër.