Vazhdojnë punimet në Elbasan Arena

Punimet në stadiumin Elbasan Arena mund të përfundojnë pas dy javësh. Sipas asaj që mësohet, pista me tartan e këtij impianti duhet të përfundojë me datë 14 mars.

Aktualisht ka prfunduar gërmimi dhe heqja e inerteve dhe ka filluar shtrimi me stabiliziment dhe gjeotekstil, ndërkohë që më pas do të procedohet me shtrimin e pistës me beton për t’ju vendosur në fazën e fundit dhe shtresa e tartanit.