Vazhdojnë ndeshjet interesante në futbollin kosovar, mesjava sjellë gjysmëfinalet e Kupës

Në vikend dhe gjatë ditës së sotme u zhvillua java e 27-të e Superligës, mirëpo as në mesjavë nuk do të ndalet futbolli në Kosovë.

Të mërkurën na presin dy ndeshje shumë interesante në kuadër të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Takimi më interesant pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” ku Prishtina do t’i bëjë konak Llapit.

Ndërsa takimi tjetër do t’i vë përballë dy skuadrat e Ligës së Parë, Istogun dhe Dukagjinin.

Kjo do të thotë se në finale patjetër do të kemi një ekip të Superligës dhe një të Ligës së Parë.

Kujtojm që ndeshjet e para zhvillohen me datë 7 prill (e mërkure) nga ora 15:00. Ndërsa takimet e dyta me 21 prill.

/Gazeta Olle/