Vazhdojnë largimet nga Feronikeli, tjetër futbollist konfirmon ndarjen me klubin

Kriza e madhe e ka kapluar klubin e Feronikelit, ku gjatë ditëve të fundit janë larguar shumë futbollistë.

Lojtari i radhës që ka konfirmuar ndarjen me ‘Industrialistët’ është Alban Shabani, shkruan Gazeta Olle.

Mesfushori e ka bërë të ditur këtë përmes profilit të tij në ‘Facebook’, duke theksuar se pikërisht për shkak të rrethanave në klub nuk është arritur një marrëveshje reciproke.


Njoftimi i plotë nga Alban Shabani:

Te dashur familjare, miq, shok dhe dashamire dua te ju informoje se, bazuar ne rrethanat e veshtira qe gjendet Klubi im aktual Fc Feronikel , kemi arritur ne nje pike te veshtire te nje marreveshje reciproke per shkeputjen e kontrates time .

Ishte kenaqesi qe isha pjese e nje klubi sikurse Nikli.

Falenderoj trajnerin, bashklojtaret, stafin dhe te gjithe tifozat e klubit per bashkpunimin, durimin dhe hapsiren e dhene.

I uroje klubit gjithe te mirat dhe rimekembje sa me te shpejt.

Me respekt Alban Shabani


/Gazeta Olle/

Smakiqi në momentin e fundit e prishi marrëveshjen me Ulpianën, afër transferimit tek skuadra tjetër e Superligës

Flet Muriqi: Çaj jam tu pi, çfarë Anglie