Prishtina zyrtarizon largimin edhe të dy futbollistëve të tjerë

Skuadra e Prishtinës duket se ka vendosur të bëjë një revolucion për edicionin e ri.

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë) janë konfirmuar largime të shumta nga klubi kryeqytetas.

Atyre iu është bashkëngjitur portieri Eglant Haxho, i cili me klubin bardhekaltër e kanë ndërprerë edhe zyrtarisht bashkëpunimin.

Gardiani nga Shqipëria ka luajtur në kryeqytet që nga korriku i vitit 2019 duke dhënë kontribut në titullin kampion të fituar në edicionin 2019/2020 si dhe trofeun e Superkupës.

Haxho e ka ruajtur portën e Prishtinës në 46 ndeshje teksa në 17 sosh e ka mbajtur të paprekur. Ai ka pritur edhe katër penallti.

(Foto: Facebook/FC Prishtina)

Futbollisti i radhës që largohet nga Prishtina është mbrojtësi Ahmet Haliti. Ky i fundit iu bashkua bardhekaltërve në pjesën e dytë të edicionit të kaluar, derisa është përballur edhe me një lëndim duke mos arritur që ta shfaqë më të mirën e tij.

Haliti është paraqitur vetëm në një ndeshje me Prishtinën, skuadër me të cilën ka luajtur edhe vite më parë.

Gjatë ditës nga Prishtina janë larguar edhe Betim Halimi. Agim Zeka, Aleksandar Ristevski, Josip Tomasevic, Sadam Sulley dhe Samuel Mone.

Drita shënon fitore ndaj Strugës në miqësoren e fundit të fazës përgatitore

Ardian Ismajli nuk e harron 2 Korrikun, viziton shkollën e futbollit