Vazhdojnë lajmet katastrofike për Milanin

Problemet te Milani nuk kanë të sosur. Pas dëmtimeve të disa futbollistëve Filippo Inzaghi tashmë duhet të bëjë edhe pa shërbimet e dy mesfushorëve kyç në skuadër: Nigel De Jongdhe Riccardo Montolivo. Që të dy janë dëmtuar në sfidën e së shtunës kundër Chievos.

“AC Milan komunikon se gjatë ndeshjes Chievo Verona-MilanRiccardo Montolivo dhe Nigel DeJong kanë pësuar dëmtime.Montolivo vuan një dëmtim në flesor dhe pas një jave do të kryejë ekzaminime të tjera mjekësore, ndërsa De Jong vuan një dëmtim në bicepsin femoral dhe të rivlerësohet pas dhjetë ditësh”, thuhet në komunikatën e klubit kuqezi.