Vazhdojnë dënimet për Parmën

Nuk kanë fund telashet për klubin e Parmës. Sikur të mos mjaftonte vendi i fundit në klasifikimin e Serisë A  dhe problemet e shumta administrative skuadra emiliane ka marrë një tjetër goditje këtë herë nga gjykata sportive e federatës italiane të futbollit.

Kjo e fundit e ka dënuar Parmën me -2 pikë në klasfikim për mosshlyerjen e detyrimeve ndaj futbollistëve të saj dhe duke shtuar këtu edhe pikën që i është hequr verdhebluve përpara disa muajve shkon në tre numri i pikëve që i janë zbritur Parmës në këtë sezon.

Me këtë dënim të marrë pakësohen akoma edhe më shumë shanset që formacioni emilian të luajë në Serinë A edhe sezonin e ardhshëm pasi Parma tashmë ka zbritur në kuotën e 9 pikëve dhe pavarsisht se ka edhe dy ndeshje më tepër për të zhvilluar diferenca mes saj dhe Atalantës që është skuadra e fundit që siguron mbijetesën shkon në – 15 pikë.

Por gjykata sportive e federatës italiane të futbollit nuk ka dënuar vetëm skuadrën e Parmës me heqjen e dy pikëve nga renditja e përgjitshme por edhe ish presidentin e klubit emilian Tommaso Ghirardi dhe drejtorin sportiv Pietro Leonardi nga 4 muaj secilin me masën e sigurisë arrest shtëpie.