Vazhdojnë çudirat e pakuptimta me Brojën, sulmuesi nuk udhëton me Kombëtaren drejt Shqipërisë

Në sfidën ndaj Anglisë, Armando Broja u la në tribunë nga trajneri Edi Reja vendim ky i marrë vetëm pak minuta para se të startonte sfida.

Një zgjedhje e çuditshme nga ana e teknikut italian pasi Broja ishte përkushtuar plotësisht që të rikuperohej nga dëmtimi në kavilje vetëm që të ishte në fushë ndaj “3 Luanve”, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Sipas “SuperSport”, Armando Broja nuk ka udhëtuar drejt Shqipërisë me pjesën tjetër të Kombëtares, për sfidën që kuqezinjtë do të luajnë me Andorrën në datën 15 nëntor.

Një situatë e pakuptimtë kjo që po ndodh me Armando Brojën, pasi mbrëmjen e djeshme para startit me Anglinë, Hamdi Salihi pjesë e stafit teknik te Edi Reja shprehej se Broja ishte rikuperuar, por ishte lënë jashtë në respekt të lojtarëve të tjerë që ishin grumbulluar më herët.

Fjalët e Salihit para ndeshjes me Anglinë: Broja vetëm dje iu bashkua ekipit duke bërë stërvitje te lehtë. Për fat të mirë e ka mirë kaviljen dhe nuk ka problem. Por ishte zgjedhja e trajnerit meqë ka qenë larg ekipit, në respekt të lojtarëve të tjerë që u stërvitën çdo ditë. Ka vendosur që ai të rikuperojë për ndeshjen me Andorrën”.

Këto fjalë të ish-sulmuesit kuqezi bien ndesh me ndodhitë në Kombëtare, pasi Broja dhe herë tjera është lënë jashtë, pavarësisht se kundër kujt kemi luajtur apo për çfarë kemi luajtur.

Trajneri i Greqisë: Kosova ekip i rrezikshëm me futbollistë të shpejtë

Ndeshje heroike nga Shqipëria U19, barazojnë ndaj serbëve përkundër se ishin në disavantazh