Vavalis thotë se Drita do t’i shkaktojë probleme Viktoria Plzenit

Drita do të përballet me Viktoria Plzen në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Republikën Çeke, derisa pas një jave skuadrat do të përballen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka folur në konferencë për shtyp para përballjes me gjigantin çek duke e vlerësuar si një kundërshtar të fortë dhe me histori të madhe.

“Do të përballemi me një kundërshtar të fortë, një skuadër që ka histori të madhe, që luan thuajse në çdo vit në faza grupore të skenës evropiane”.

“Vitin e kaluar, kjo skuadër pati shumë suksese dhe shumë skuadra të mëdha kanë hasur në vështirësi kur janë përballur me Viktorian. Ne e respektojmë Viktorian shumë dhe ajo është favorite në këtë ndeshje”, është shprehur fillimisht Vavalis.

Vavalis ka thënë ndër të tjera se Drita çdo vit luan në Evropë dhe ka ditur tanimë t’i shkaktojë telashe të mëdha ekipeve të forta dhe në Çeki kanë udhëtuar për rezultat pozitiv.

“Drita po luan në çdo vjet në skenën evropiane dhe ka shfaqur ndeshje të mëdha. U ka shkaktuar probleme skuadrave kundërshtare. Duke marrë për bazë këtë, presim njësoj që edhe Viktoria Plzenit t’i shkaktojmë probleme”.

“Do të mundohemi të japim më të mirën. Të shfaqim ndeshje të fortë dhe të mundohemi të marrim rezultat të mirë për ndeshjen kthyese”, ka deklaruar Vavalis.

Mbappe takohet me zyrtarët e Al Hilal, kjo është përgjigja shokuese e tij

Kapiteni Broja ka vetëbesim se Drita mund të marrë rezultat pozitiv ndaj Plzenit