Vavalis let para ndeshjes me Feronikelin ’74: Bëjnë lojë sulmuese, jemi të motivuar për fitoren e radhës

photo by: @Shpend Ahmeti

Drita do të luaj në udhëtim te Feronikeli ’74 në kuadër të xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë.

Gjilanasit në këtë takim vijnë pas fitores në derbi 3-0 ndaj Prishtinës.

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis tha se skuadra nga Drenasi luan një futboll sulmues, por që tani kanë motivin për të vazhduar me fitore.

“Kemi ndeshjen e radhës, kundër një skuadre kaq të mirë të cilët edhe në ndeshjen e kaluar dëshmuan se luajnë futboll të mirë dhe sulmues. Për ne ishte e rëndësishme fitorja dhe reagimi kundër Prishtinës dhe ka qenë shumë e rëndësishme të marrim rezultat pozitiv”.

“Tani e tutje besoj kemi ekipin, por edhe motivin për të marrë më të mirën nga ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Vavalis.

Ai më tej theksoi se gjithsesi ka aspekte për t’u ndryshuar edhe në lojën e Dritës, por këtë do ta bëjmë në ndeshje të tjera.

“Nuk duhet ta harrojmë faktin se jemi skuadra me mbrojtjen më të mirë në kampionat dhe duhet të përmirësohemi në pjesën e fundit të lojës që të jemi më të rrezikshëm. Duhet të mbajmë ritmin fizik, të jemi të përgatitur fizikisht dhe psiqikisht, sepse kemi tri ndeshje në javë”, ka përfunduar trajneri, Akis Vavalis. /Gazeta Olle/

Alirifa: Referimi ishte i njëanshëm dhe ka ndikuar në rrjedhën e lojës

Milani vazhdon me fitore, mposht me rikthim Cagliarin