Vavalis: Kur krijon raste vijnë edhe golat

photo by: @Shpend Ahmeti

Trajneri i Dritës, Akil Vavalis, është ndarë i lumtur me fitoren ndaj Fushë Kosovës.

Vavalis ka thënë që Drita ka krijuar shumë raste dhe për këtë arsye edhe shënuan.

“Ne kemi krijuar shumë raste përgjatë gjithë lojës, por arritëm të shënonim një gol, ndoshta është më shumë psikike.

Megjithatë, djemtë e merituan fitoren. Kur nuk krijon raste nuk mund të shënosh, ndërsa kur krijon raste vijnë edhe golat”, ka thënë për “ArtMotion” pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Akis Vavalis.

Drita fitoi 1:0 ndaj Fushë Kosovës.

Berisha: Me angazhim maksimal, djemtë arritën ta fitojnë një pikë ndaj Prishtinës

Batatina: Kemi luajtur me kujdes sepse Feronikeli ’74 meriton të jetë më lartë në tabelë