Vavalis: Jemi përmirësuar dukshëm në krahasim me ndeshjet e fundit

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, është ndarë shumë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij në udhëtim te Feronikeli ’74 dhe sipas tij angazhimi i lojtarëve ishte i lartë përkundër orarit të ngjeshur.

Ekipi i Dritës triumfoi me rezultatin 2:0 për ta regjistruar fitoren e tretë këtë edicion dhe të dytën rresht. Vavalis pati ankesa për repartin e mbrojtjes që shkaktoi penallti, të cilën nuk arriti ta realizoj në minutën e 65′ Robert Rrahmani i vendasve.

“Sigurisht, jam i lumtur me fitoren pasi jemi përmirësuar dukshëm në krahasim me ndeshjet e fundit.

Në mbrojtje ndoshta nuk kemi reaguar mirë, por do të përpiqemi t’i përmirësojmë edhe këto gabime për të ardhmen. Në përgjithësi, jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve përkundër orarit të ngjeshur dhe tani na mbetet të përgatitemi për derbin e qytetit që e kemi në vikend me Gjilanin”, ka thënë Vavalis.

Drita vuan, por fiton në Drenas – Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pikët

Rexhepi: Drita e fitoi ndeshjen me fat e Feronikeli me lojë