Vavalis i pakënaqur me barazimin ndaj Lirisë: Disa lojtarë ishin egoistë dhe kjo na kushtoi

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, është shfaqur i pakënaqur pas barazimit me Lirinë. Sipas tij rastet nuk munguan mirëpo nuk shënuan dhe kjo i kushtoi.

“Kishim shumë shanse, por nuk shënuam. Kur nuk shënon natyrisht vjen dënimi. Blerim Krasniqi ka pasur një problem në pjesën e parë dhe është dashur ta zëvendësojmë. Jam i kënaqur me disa lojtarë, por në përgjithësi nuk jam i kënaqur pasi ishim egoistë dhe kjo na kushtoi”, ka thënë Vavalis. Në mesjavë Drita luan me Ballkanin. “Secila ndeshje është e rëndësishme. Tani e kemi derbin, por nuk kemi shumë kohë të përgatitemi”

Kosova u15 udhëton në Tiranë për turneun zhvillimor të UEFA-s

Rexhepi: Unë jam fajtor për humbjen, nuk e kemi luksin të humbim penallti