Vavalis flet për barazimin ndaj Plzen, komenton edhe rastin e Dabiqajt

Drita luftoi fort, zhvilloi një ndeshje tepër të mirë dhe doli e pamposhtur nga transferta çeke përballë Viktoria Plzen. Dueli i parë i raundit të dytë në Conference League, përfundoi në barazim 0-0.

Trajneri grek i skuadrës nga Gjilani, Akis Vavalis, u shpreh shumë i lumtur për rezultatin e arritur në Çeki.

Ky barazim është rezultat i madh për ne. Nëse dikush do të më thoshte se do të barazonim në transfertë, do ta pranoja menjëherë si rezultat”.

“Gjithsesi, në fund ne kishim mundësinë të fitonim takimin”, deklaroi 37-vjeçari grek duke iu referuar rastit të Albert Dabiqajt.

27-vjeçari nga Deçani kishte një shans të artë në këmbët e tij në minutën e 86’, por gjuajti keq dhe e dërgoi topin jashtë.

Sfida e kthimit do të zhvillohet të enjten e ardhshme (3 gusht) në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Luzi: Rijeka na mposhti falë eksperiencës, nuk dorëzohemi

Shaqiri realizon gol në fitoren e madhe të Chicagos në udhëtim te Minnesota