Vata te Celticu, kërkon dy lojtarë të kombëtares

Shqiptarët kanë dhënë prova se janë të suksesshëm edhe në drejtim të klubeve europiane, qofshin këto edhe të elitës botërore (kujtom këtu Igli Taren te Lazio, Bledar Kolën tek AEK-u etj). Kësisoj, nuk është aspak çudi që një emër i madh i futbollit shqiptar në pas vitet ’90, Rudi Vata të marrë së shpejti një post drejtuesi te gjiganti skocez, Celtic.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare gjatë një komunikimi me “Panorama Sport”. I pyetur në lidhje me planet e tij në të ardhmen e afërt, Vata ka saktësuar se së fundmi po punon si analist/ opinionist në televizionin e klubit të Celticut dhe se i është ofruar edhe një post drejtuesi në klub, ofertë të cilën po e merr në konsideratë.

Ai është duke punuar si analistë në televizionin e klubit të Celticut, ndërsa I është ofruar edhe një punë për të marr një post në klub.

Duhet thënë se Rudi Vata është i vetmi futbollist i Kombëtares shqiptare që ka mundur të luajë në kampionatin skocez, për më tepër në një skuadër si Celticu. Pasi u largua nga Shqipëria në 1991-in dhe, pas një eksperience të shkurtër në Francë te La Manshi, në 1992-in ai kaloi te Celtic. Ishte hera e parë që një lojtar i ekipit tonë përfaqë- sues luajti në një klub kaq elitar si për atë kohë dhe për aktualen. Në sezonin e parë Vata u aktivizua në 22 ndeshje kampionati (pa përfshirë Kupën), duke shënuar edhe dy gola.

Në 1993-1994, luajti 10 ndeshje, një gol; në 1994-1995, 7 ndeshje dhe një gol; dhe në 1995-1996, i cili ishte dhe sezoni i fundit, Vata u aktivizua në 6 ndeshje. Pikërisht në këtë vend, Vata njohu edhe bashkëshorten, An Frensis, me të cilën ka edhe dy djem.

Në rast se Rudi Vata do të pranojë angazhimin te Celticu, duke pasur parasysh edhe faktin se ai punon prej vitesh edhe si menaxher futbollistësh, dy kuqezinjtë që ai do tentojë t’u veshë fanellën e klubit skocez janë: Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj.

Që të dy këta lojtarë pëlqehen shumë nga Vata, pasi, sipas tij, janë të aftë që të përshtaten shumë shpejt me futbollin skocez. Për momentin, mësohet se Vata ka vënë vetëm kontaktet e para me menaxherët e këtyre lojtarëve dhe se bisedimet mund të marrin udhë gjatë merkatos së verës. Natyrisht, nëse Rudi Vata do të marrë një post drejtuesi, atëherë mundësia që Berisha dhe Hysaj të luajnë te Sëlltiku do të jetë shumë herë më e madhe. Por, në të kundërt, në rolin e menaxherit, Vata do provojë që t’i shkëpusë këta lojtarë nga Seria A për një aventurë britanike.