Vashat e Kosovës mundin Maqedoninë Veriore

Në Rumani po mbahet turneu i YDF-së për grupmoshat U14 në të dyja konkurrencat. Femrat kanë shënuar fitore ndaj Maqedonisë Veriore, ndërsa meshkujt pësuan.

Vashat e Kosovës kanë triumfuar bindshëm, me rezultat 22:63, që ishte fitorja e parë, pas humbjes nga Rumania dhe Bullgaria.

Dardanet kanë qenë më të mira nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar.

Te Kosova u dalluan Malvina Haziri me 14 pikë e gjashtë kërcime, Tia Tuhina me 11 pikë e gjashtë kërcime, Klesta Shatri me 12 pikë dhe Yllka Morina me dhjetë pikë.

Ndërkohë, meshkujt pësuan me rezultat 77:68. Kjo ishte humbja e dytë, pas asaj nga Rumania, ndërsa kanë një fitore ndaj Bullgarisë.

Te Kosova u dalluan Edin Bacevac me 11 pikë e dhjetë kërcime dhe Ervin Mullaliu me 18 pikë e tetë kërcime.

Të martën, Kosova do të ketë ndeshjet e fundit, ku do të përballet me Turqinë.

Bunjaki para ndeshjeve me Andorrën, Anglinë e Shqipërinë: Do t’iu japim mundësi lojtarëve të rinj

Dardanët vazhdojnë përgatitjet, Zeneli e Sahiti flasin me optimizëm