Vashat e Kosovës fitojnë miqësoren ndaj Shqipërisë U20

Kosova A (femrat) ka fituar miqësoren përballë Shqipërisë U20 (F) me shifrat 56:98 (16:17, 17:25, 11:30, 12:26). Takimi u zhvillua në Durrës.

photo by: @besim.mydyti

 

Vashat e Kosovës kanë kontrolluar lojën në tërësi. Ky takim do t’i shërbejë përzgjedhësit Fidan Shatri të shohë formën e lojtareve para debutimit në garat ndërkombëtare.

Te Kosova A u dalluan Saranda Daci me 27 pikë e tetë kërcime, Alexis Tolefree me 23 pikë e katër asistime dhe Arbnore Përquku me 12 pikë, gjashtë asistime dhe katër kërcime.

Kjo miqësore ishte në kuadër të përgatitjeve të Kosovës A për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të zhvillohet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro. Kosova është në grup me Qipron dhe Luksemburgun.

Granit Xhaka e kalon kohën e lirë duke shëtitur me vajzën e tij

‘Luftë’ për vendin e titullarit me portierin serb – Etrit Berisha nuk do ta ketë të lehtë te Torino