Vashat e Istogut mundin bjelloruset e Beresties në Kupën Evropiane të hendbollit

KHF Istogu ka shënuar fitore kundër skuadrës së Victoria Beresties në Kupën Evropiane.

Klubi kosovar ka mposhtur bjelloruset me rezultat 33:30, në ndeshjen e parë të raundit të tetë të Kupës Evropiane.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet ditën e nesërme (e diel) në Istog.

Në këtë kompeticion ka shënuar fitore ditën e sotme edhe Besa Famgas e cila ka mposhtur skuadrën boshnjake, Bosna Visokos.