Vashat Dardane pësojnë rënie në ranglistën e FIFA-s

FIFA ka përditësuar ranglistën në konkurrencën e femrave.

Vashat e Kosovës, në ranglistën e re të publikuar nga shtëpia e madhe e futbollit kanë pësuar një rënie në renditje. shkruan Gazetasheshi.com

Dardanet nga pozita e 109-të kanë rënë në pozitën e 115, duke pësuar një ulje prej gjashtë pozitave.

Kosova gjatë këtij muaji ka zhvilluar dy ndeshje me vashat e Maqedonisë së Veriut, duke arritur triumfin në dy duelet (1:3 dhe 0:1).

Në ranglistën e FIFA-s të konkurrenca e femrave kryeson Amerika, ndërsa në pozitën e dytë Gjermania, të tretin Holanda. Kurse në pozitën e pestë renditët përfaqësuesja e Suedisë aty ku luan edhe futbollistja kosovare, Kosovare Asllani.