Vashat Dardane mposhtin me lehtësi Maqedoninë e Veriut

Vashat e Kosovës kanë zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut. 

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ka arritur të shënojnë fitore në këtë ndeshje që u zhvillua në Shkup.

“Dardanet” triumfuan me rezultat 3:1, takim ky që ishte i karakterit miqësor dhe një nisme e mirë për vashat tona.

Kujtojmë se gjatë këtij muaji, Kosova do të ketë edhe një tjetër ndeshje miqësore me Maqedoninë.

/Gazeta Olle/