Van Persie arrin marrëveshje me Fenerbachen

Pasi që refuzoi disa klube italiane, Robin Van Persie duket që e ka gjetur klubin e ri, bënë të ditur gazeta britanike “The Guardian”.

Sipas këtyre informacioneve, holandezi ka arritur një marrëveshje në parim me klubin turk Fenerbache, ani pse në fillim operacioni dukej shumë i vështirë për t’u arritur.

Tani mbetet të shihet nëse klubi turk do ta bindë Manchester Unitedin për ta lëshuar Van Persien, por një gjë e tillë nuk pritet të jetë problematike, pasi që United nuk është se llogaritë më në shërbimet e sulmuesit tulipan. /Olle