Van Gaal tregon prioritetin e Unitedit

Menaxheri i Manchester United, Louis van Gaal, thotë se kualifikimi për Ligën e Kampionëve është më I rëndëshishëm se sa fitimi i Kupën FA.

Garë për të siguruar një vend në top-katërshe, është shumë e fortë në Premier League.

United aktualisht zë pozitën e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërsa të hënë do të përballen me Arsenalin, për Kupën FA.

“Nëse ju e fitoni Kupën FA, ju nuk jeni në Ligën e Kampionëve, por e keni fituar vetëm një trofe,” u tha Van Gaal gazetarëve.

“Për lojtarët kjo është fantastike, por edhe për menaxherin është fantastike. Qëllimi ynë është që të arrijmë një vend në Ligën e Kampionëve. Liga e Kampionëve është niveli më i lartë. Për të përfunduar në katër vendet e para është një rezultat fantastic dhe për Manchester United kjo vlen shumë”.