Van Gaal sqaron situatën e De Geas

Trajneri holandez i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, nuk e di të ardhmen e portierit të tij, David De Gea. Van Gaal ka deklaruar se spanjolli duhet të flas për të ardhmen e tij.

“Unë nuk mund them se kur do të zgjidhet e ardhmja e De Geas”, u shpreh Van Gaal.

“Ai duhet të thotë diçka”, shtoi tutje holandezi. Ndryshe, mediat spanjolle kanë raportuar se De Gea është drejt transferimi te Real Madridi.