Van Gaal shpërthen ndaj lojtarëve të tij pas barazimit me Ekuadorin

Një barazim i hidhur (1-1) për Holandën në ndeshjen me Ekuadorin, rezultat që ka lënë të zhgënjyer mbi të gjithë trajnerin Louis van Gaal.

“Edhe një herë luajtëm keq në fazën e zotërimit të topit. Skuadra përpiqet, por duhet të kesh cilësi për të treguar se sa vlen. Ne i humbëm të gjitha duelet dhe shpesh ia dhamë topin kundërshtarit. Është e pabesueshme se si luajtëm.”

Van Gaal foli edhe për individë të veçantë, duke mos i kursyer kritikat.

“Nathan Aké ishte njeriu ynë i lirë dhe duhej të kishte marrë më shumë iniciativë. I thashë gjithashtu në fund të pjesës së parë dhe ai doli më mirë në pjesën e dytë. Por nëse i gjithë ekipi nuk funksionon, bëhet e vështirë dhe është më mirë të marrësh një barazim sesa asgjë”.

Avancimi në Kupën e Botës.

“Në Ligën e Kombeve kemi treguar se mund të luajmë mirë, por këta janë kundërshtarë të një stili tjetër, që mundohen të na pengojnë. Nuk jam aq i trishtuar, nuk kemi humbur ende, jemi në krye dhe do të qëndroj pranë lojtarëve të mi”.

Anglia dhe SHBA ndahen në paqe

A do ta marrë Kosova stadiumin 974, Agim Ademi jep lajmin e madh